Pas ekzekutimit të Bledar Muçës, një tjetër shqiptar ka humbur jetën në Belgjikë në rrethana shumë të dyshimta. Ai është gjetur i vdekur në Roeselare, në një bllok apartamentesh në qendër të qytetit. Policia zbuloi trupin e shqiptarit në fund të shkallës. Fqinjët deklaruan se dëgjuan një zhurmë gjatë natës rreth orës 4:30 të mëngjesit, derisa gjetën trupin e 38-vjeçarit në tokë.
“Burri kishte lëndime në pjesën e pasme të kokës”, tha prokurori Tom Janssens. Ekspertët e kriminalistikës po ekzaminojnë skenën e krimit.
Pak ditë më parë, në Antëerp të Belgjikës, u vra në një atentat 39-vjeçari shqiptar, Bledar Muça, krahu i djathtë i fisit Çapja në Elbasan.