Ka nisur në Gjykatën Kushtetuese seanca për çështjen e shkarkimit të presidentit Meta. Presidenti edhe sot ka zgjedhur që të mos jetë i pranishëm në seancë, duke u përfaqësuar nga këshilltari i tij ligjor Bledar Dervishaj.
Ky i fundit tha se presidenti mund të shkarkohet vetëm për shkelje të rëndë kushtetuese, apo kryerjen e ndonjë krimi, dhe ky argument nuk ishte në asnjë paragraf të kërkesës së deputetëve të mazhorancës, që votuan për shkarkimin e Metës.
Dervishaj: Pasi dëgjuam në seancën e shkuar parashtrimet e Kuvendit, presidenti shprehet se u qëndron parashtrimeve të tij. Presidenti i republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të kushtetutes apo për kryerjen e një krimi.
Në asnjë paragraf të kërkesës së deputeteve dhe në asnjë paragraf në raportin e komisionit hetimore nuk është artikuluar as edhe një dispozitë e kushtetutës që është shkelur rëndë nga Presidenti.
Neni 90 i kushtetutës percakton se nuk ka përgjegjësi në aktet e ushtruara gjatë detyrës së tij… duke e vlerësuar gjithë procesin e inicuar për shkarkimin e kreut të shtetit, rezultoi se në asnjë paragraf të kërkeses së deputetëve apo të raportit të komisionit te ligjeve, nuk është arritur të zbulohet asnjë akt i vetëm i presidentit që mund të kishte shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën.
Edhe pse në mungesë të lëndës për të shkakruar presidentin, përsëri janë shkelur të gjitha parimet e shtetit të e së drejtës, si ai i paanësisë.
U shfaq dukshëm qëllimi për të ndaluar aktivitetin kushtetetues të Presidentit. Veprimtaria dhe vendimarrja parlamentare është kryer në një periudhë tranzitore.
Mënyra se si komisioni hetimor ka punuar duke u munduar të sajojë një shkelje tregon se kuvendi ka shkelur parimin e balancimit të pushteteve.
Kjo mënyrë veprimi e kuvendit duke ngritur një komision hetimor pa patur një shkelje konkrete evidenton qartë se ky proces është marr si një hakmarrje politike për të kufizuar rolin e tij.
Që nga 25 qershori 2017 u zhvilluan zgjedhjet, pas përfundimit OSBE nënvizoi problematika në procesin zgjedhor. U formuan 3 grupe parlamentare. Pas dorëheqjes në bllok, Kuvendi nuk u prezantua në grupe parlamentare sicc e përcakton rregullorja parlamentare. Shqipëria u përfshi në një krizë të rëndë që përmban elementë të krizës kushtetuese.
Presidenti ka shprehur hapur se Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar KED. Pas këtyre kërcënimeve pati edhe dorhëqje. Presidenti i ka kthyer kuvendit nje sërë ligjesh preferenciale. Kostituimi i këshillit politik është prova e pa kundërshtueshme që kuvendi nuk gëzonte legjitimitet.
Duke përdorur një pjesë të opozitës brenda në kuvend në 15 qeshor u depozituan ndryshime kushtetuese për tiu pamundësuar opozitës jashtë parlamentit pjesëmarjen në garë në kushte të barabarta.
Pasi u ndryshua kodi zgjedhor me marrëveshje në 30 korrik u ndrysha dhe kushtetuta. Në 6 shtator 2020 presidenti miratoi 25 prillin ndërkohë që dekretimi u bë me rregullat zgjedhore që ishin.
Maxhoranca në 5 tetor bëri ndryshime të kodit zgjedhor, Presidenti nuk heshti madje ju drejtua dhe kesaj gjykate, Gjykata nuk ishte funksionale për t’u shprehur.