Prapaskena

Takimi i bujshëm Berisha – Meta, Monika: Unë e kam marrë vesh nga mediat, nuk ishte në emër të LSI-së

Publikuar: 02/02/2022

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar takimin e bujshëm mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit të vendit Ilir Metës.

Gjatë intervistës në “Opinion”, Kryemadhi tha se nuk ishte në dijeni pasi lajmin e ka marrë vesh nga mediat, ndërsa thotë se Meta e ka takuar Berishën tek Pallati i Brigadave në mes të ditës.

“Unë e kam marrë vesh nga mediat. Ilir Meta nuk e ka takuar Berishën në emër të LSI-së. Edhe unë nga mediat e kam marrë vesh. Berishën e ka takuar tek Pallati i Brigadave në mes të ditës, siç ka takuar edhe Taulant Ballën. Koalicioni kishte kohë që diskutohej mes nesh”, tha Monika Kryemadhi.



Më të lexuarat