Prapaskena

E masakroi me thikë në mes të rrugës, ky është shqiptari që vrau 19-vjeçarin në Selanik

Publikuar: 02/02/2022

Ky është 23-vjeçari shqiptar që vrau Alkis Kampanos mbrëmjen e djeshme në Selanik të Greqisë.

Fotografitë e shqiptarit të arrestuar që tronditi vendin fqinj me aktine tij kriminal janë publikuar, ndërsa ende nuk është bërë me dije emri i tij.

19-vjeçari gjeti vdekjen nga dora e shqiptarit në orët e para të mëngjesit të sotëm në Selanik të Greqisë.

Pasi e qëlloi disa herë me thikë, 23-vjeçari shqiptar e la të riun në mes të rrugës të mbuluar në gjak dhe u përpoq t’i “arratisej” skenës së krimit që krijoi duke vrapuar për të hyrë në makinë, së bashku me një  grup të rinjsh nga të cilët ishte i shoqëruar.

Në një video e cila ka qarkulluar në media pranë vendit të ngjarjes shihet një grup me djem të cilët vrapojnë për të hyrë makinë, pasi shqiptari ka masakruar me thikë Alkis Kampanos.

Ka qenë makina që shqiptari mendoi se do ta “shpëtonte” ajo që e tradhtoi, pasi u identifikua nga policia shumë shpejtë nga targat, dukë u vënë kështu në pranga.

Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi disa metra poshtë stadiumit, pas ndeshjes së zhvilluar mes dy ekipeve të Selanikut Aek-Paok.

Shqiptari  me banim në Selanik posedonte leje qëndrimi të përkohshme në Greqi.

23-vjeçari shqiptar u cilësua nga mediat greke si një “huligan mizor”, ndërsa sic raportohet ai nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2019 është proceduar për një rast dhune gjatë një ndeshjeje futbolli.

Identiteti i të riut ende nuk është bërë me dije.



Më të lexuarat