Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, dy persona në spital

Pa Kategori

Publikuar: 01/02/2022

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, dy persona në spital

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “24 Maji” në Vlorë. Për pasojë mësohet se kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spital burrë e grua.

Shkak për nisjen e flakëve mësohet se është bërë një ngrohëse në dhomën e gjumit. Nga të lënduarit, në gjendje më të rëndë është kryefamiljari Krenar Rrapi.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrfikëse.

NJOFTIMI

“Me datë 01.02.2022, rreth orës 21:10 në lagjen “24 Maji”, në katin e tretë të një pallati, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit  K. Rr., ku si pasojë është  dëmtuar shtetasi K. Rr., dhe bashkëshortja e tij, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.”