Prapaskena

“O mjera unë”, fëmija mbi ujin e lumit / Dalin pamjet e para nga aksidenti

Publikuar: 01/02/2022

Dalin pamjet e para nga vendi ku ndodhi aksi denti   tragjik. Në orën 09:10 minuta një makinë që po lëvizte në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” doli nga rruga dhe ra në Lumin Shkumbin.

Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se 5 persona ishin në brendësi të mjetit që ka përfunduar në lumë.

Tre persona kanë hu mbur jetë. Trupat e pa jetë të dy prej tyre u nxorrën nga makina ndërsa një i tretë ka mbetur i bllokuar në makinë.

Dy persona kanë arritur të shpëtojnë mes tyre një fëmijë 10 vjeç i cili është transportuar me urgjencë në Tiranë.

Në pamjet e para duket një vajzë e tronditur e cila duket se ka shpëtuar ndërsa është e tronditur për njerëzit e tjerë që ndodhen në makinë.

Viktimat- Mësohet se si pasojë e ak sid entit ka hum bur jetën çifti i bashkëshortëve Elmi Keqa 53 vjeç dhe Elona Keqa, 35 vjeç.

Gjithashtu mësohet se ka ndërruar jetë 18 vjeçari Elis Sulmataj.

Të plagosur janë shtetasit Elisiado Keqa rreth 10 vjeç dhe Ambra Halili rreth 20 vjeç.



Më të lexuarat