Prapaskena

‘Mbushën’ qelitë me drogë, lëshohen 25 urdhër-arreste në Elbasan, mes tyre të burgosur VIP, policë burgjesh dhe biznesmenë

Publikuar: 01/02/2022

Një operacion masiv raportohet se po zhvillohet këtë të martë në Elbasan. Nga sa mësohet, Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar më shumë se 25 urdhër-arreste mes tyre biznesmenë apo edhe policë burgjesh. Gjithashtu urdhër-arreste ka edhe për të burgosur VIP, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me zyrtarët e burgjeve kanë futur sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në ambientet e burgjeve.

Ekzekutimet po kryhen në të gjithë qarkun e Elbasanit, nën drejtimin e drejtuesit të prokurorisë Kreshnik Ajazi. Në këtë operacion po marrin pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Njësia Operacionale. Urdhër arrestet janë për veprat penale, shpërdorim detyre, korrupsion dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm.

Po ashtu urdhër-ndalimi janë lëshuar edhe për të burgosur “VIP” të cilët në bashkëpunim me zyrtarë të burgjeve kanë mundur të fusin sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në ambientet e burgjeve.



Më të lexuarat