Në BBV, banorët kanë nisur të flasin për të kaluarën e tyre dhe historitë e dashurisë që kanë përjetuar. Kësaj here ka qenë Einxhel, vajza e cila u dashurua pas Dagz ajo që ka treguar historinë e ndarjes nga ish-i dashuri i saj. Duke folur për të kaluarën dhe këtë moment të vështirë për të.
Einxhel rrëfen se ish-i i saj ka qenë shumë i bukur, por moderatorja është detyruar ta lërë pasi ai kërkonte një vajzë për shtëpi punëtore dhe të përkushtuar pas familjes. Sipas Einxhel, ai ka qenë një dashuri e sinqertë për të, mirëpo tipi familjar që ka pasur djali ka detyruar moderatoren t’i japë fund lidhjes.
Einxhel:
Lidhja zgjati 7 vite por e lashë sepse ai ishte tip më familjar dhe donte të krijonte familje dhe kërkonte një vajzë të përkushtuar pas shtëpisë, gjë që unë isha e kundërta. Unë kisha ëndërr ekranin. Ka qenë një ndarje që më ka bërë të distancohem nga çdo lloj mashkulli. U ktheva në një njeri shumë ftohtë, doja të rrija vetëm…Në trurin tim e kisha të stakuar që nuk kam nevojë për njeri tani, kam të tjera gjëra në mëndje…isha një person i frikësuar nga dy marrëdhëniet e mëparshme që është dashuruar dhe është lënduar, i ka përjetuar keq. Nuk jam ndarë nga njerëz që nuk më kanë dashur, jam ndarë me njerëz që më kanë dashur dhe i kam dashur…