Prapaskena

EMRI/ Operacioni në Elbasan, kush është i burgosuri “VIP” në aksionin masiv, akuzat se mbushën burgjet me drogë

Publikuar: 01/02/2022

Prapaskena ka mësuar emrin e një prej personave ndaj të cilit është lëshuar urdhër ndalimi nga mega operacioni i zhvilluar në Elbasan. Bëhet fjalë për Arben Grorin, një nga të burgosurit “VIP”, i cili akuzohet se në bashkëpunim me zyrtarë të burgjeve arriti të fusë lëndë narkotike brenda qelive.

Në këtë operacion ende në zhvillim janë lëshuar 27 urdhër ndalimi, ku mes këtyre emrave janë disa zyrtarë të lartë të burgjeve.

Po ashtu urdhër ndalimi janë lëshuar edhe për të burgosur “VIP” të cilët në bashkëpunim me zyrtarë të burgjeve kanë mundur të fusin sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike në ambientet e burgjeve. Hetimi ka nisur prej disa muajsh. Urdhër arrestet janë  për veprat penale, shpërdorim detyre, korrupsion dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm. Për zyrtarët nën hetim që janë duke u shoqëruar nga FNSH ka vendim gjykatë në mungesë “arrest me burg”. Në këtë operacion po marrin pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Njësia Operacionale.

Por kush është Arben Grori?

Arben Grori, është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1999 nga Gjykata e Pestë Penale e Milanos në Itali, vendim që u njoh dhe u la në fuqi më pas dhe nga Gjykata e apelit, po në Milano. Grori u gjet fajtor për vrasjen e Zyberit, në një spital në Milano, ku ndodhej i shtruar. Grori e bënte fajtor Naim Zyberin për vrasjen e të vëllait, Artur Grori. Vendimi i fajësisë dhënë nga drejtësia italiane ndaj Grorit, është njohur më pas nga gjykatat shqiptare dhe prej shumë vitesh, ai ndodhet prapa hekurave. Grori ka kërkuar rishikim dhe kërkon t’i kthehet dënimi me 25 vjet burgim



Më të lexuarat