Digjen 3 makina në Tiranë, ishin të parkuara prej kohësh

Pa Kategori

Publikuar: 01/02/2022

Digjen 3 makina në Tiranë, ishin të parkuara prej kohësh

3 makina janë djegur në orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Policia njofton se rreth orës 06:00, në rrugën “Rexhep Jella”, është djegur plotësisht një makinë e parkuar prej shumë kohësh.

Ndërkaq janë djegur pjesërisht edhe 2 makina të tjera që kanë qenë të parkuara pranë makinës që ka marrë flakë e para.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe identifikimin e pronarët e makinave.