Arrestohet burri i ish ministres Besa Shahini, goditi me shuplakë oficerin e policisë gjatë protestës

Pa Kategori

Publikuar: 01/02/2022

Arrestohet burri i ish ministres Besa Shahini, goditi me shuplakë oficerin e policisë gjatë protestës

Policia e Kosovës ka arrestuar kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, i cili është edhe bashkëshorti i ish-ministres shqiptare të Arsimit, Besa Shahini.

Molliqaj ishte kërkuar nga Policia pas goditjes me shuplakë që i dha policit gjatë protestës të së shtunës kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Policia kishte iniciuar hetim menjëherë pas protestës e më pas kishte bastisur dy lokacione për ta gjetur kryetarin e PSD-së.

Përveç Molliqajt, edhe aktivisti tjetër i PSD-së, Adem Mengjuani, është arrestuar për shkak se sulmoi zyrtarin policor gjatë protestës.