PD ka bërë një tjetër reagim sa i përket Primareve të zhvilluara nga Komisioni i Rithemelimit.
“Partia e Berishës dhe Ramës dështoi që në nisje: Primare të rreme. Lajme të rreme. Parti e rreme. Zgjedh Ramën, mban Berishën. Zgjedh Berishën, mban Ramën”
Komisioni i Rithemelimit përmes Floriana Garos i përgjigjet kreut të PD lulzim Basha i cili tha se kandidatët e zgjedhur sot gjatë Primares nuk kanë asnjë lidhje me PD.
“E mirëkuptojmë mllefin e Lulzim Bravës ndaj votës së lirë që ka zëvendësuar zarfat dhe pazaret, por koha kur kandidatet caktoheshin nga zarfet dhe zgjedhjet shiteshin për pazare ka marrë fund. Sot, per herë të parë demokratet zgjodhën të lirë kandidatët me të cilët do të perfaqesohen denjësisht në zgjedhjet e 6 Marsit. Në ndryshim nga kandidatët e pengut te Edi Rames kandidatet fitues paraqiten me dinjitet para qytetareve si produkt i një procesi të lire e të ndershëm. Vetem te bashkuar do te risjellim shpresën dhe fitoren”, shkruan ajo.