Njihuni me fshatarin nga Gramshi Eral Myftaraj që bën pushime në Sahara me paratë tona

Pa Kategori

Publikuar: 30/01/2022

Njihuni me fshatarin nga Gramshi Eral Myftaraj që bën pushime në Sahara me paratë tona

Ky është Eral Myftaraj, një fshatar nga Gramshi, i cili shfaqet në pushime luksoze në vendet më ekzotike dhe magjepse të botës, duke përfshirë edhe Saharanë, një nga shkretëtirat më të famshme dhe të mëdhs të botës.

Kushdo ka të drejtë dhe është i lirë të shëtisë botën me paratë që ka fituar me djersën e tij. Por, Eral Myftaraj shëtit më paratë e taksapaguesve shqiptarë, pra me paratë tona që i ka marrë përmes tenderave të paligjshëm, të paracaktuar dhe me letra false.

Fshatari nga Gramshi jo vetëm ka vjedh paratë publike në bashkëpunim me ish kryebashkiaken e Gramshit Luljeta Dollanit, kryebashkiakë dhe drejtorë aktualë, por edhe i sfidon shqiptarët dhe SPAK, duke ekspozuar pushimet e luksit, argëtimet në pishina dhe hotele të shtrenjtê.

Faktet e vjedhjes së parave publike me tendera të Eral Myftarajt janë në dosjet e organeve ligjbatuese shqiptare.

Vetëm me anë të kompanisë ‘Meteo’, katunari nga Gramshi ka marrë me dhjetëra tendera, me vlerë miliona euro, herë më letra false, herë me letra formale, herë pa garë fare dhe herë me garë vetëm në letra.

Nuk ka gjë të keqe të fitosh tendera në një shtet demokratik, mjedis konkurrues dhe ekonomi tregu, por fshatari nga Gramshi i fiton tenderat në mënyrë abuzive, me letra false dhe me klientelizëm, siç edhe është faktuar në një dosje të zezë. / Prapaskena