Degjeneron më tej ‘Për’Puthen’ në Top Channel pas rënies së interesit dhe audiencës. Për të rritur shikueshmërinë, në programin mashtrues gjoja për dashurinë, kanë nisur të fusin prostituta, pasi as rikthimi i Ana Lleshit, e cila u dërgonte në mesnatë ‘ilaçe’ çunave në banesat e tyre, nuk bëri dërmat.
Mbrëmjen e djeshme pjesë e programit u bë një vajzë e re, Laureta Zyba.
Hyrja e saj bëri shumë bujë për shkathtësinë dhe çiltërsinë e saj, ndërsa në një pamje të parë u duk se bëri çunat e studios për vete.
Laureta Zyba është e skeduar si pjesë e botës së prostitucionit dhe krimit të organizuar. Ajo ka qenë e arrestuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë, me dyshimin se kishte bashkëpunuar me tre shtetas të huaj, të dyshuar për vrasje të kryera jashtë vendit.
Përgjatë arrestimit të tyre në një prej ndërtesave në lagjen ‘Kalabria’ në Prishtinë, Policia e Kosovës arriti të bëjë edhe konfiskimin e armëve, municionit dhe narkotikëve.
Ajo është dyshuar gjithashtu për prostitucion, duke bashkëpunuar me grupe kriminale të Malit të Zi.
Laureta Zyba punon si striptiste në klubet e natës në Prishtinë e cila ishte arrestuar për vepra të rënda penale.
Para Gjykatës ajo ishte shprehur se ndjehet fajtore që nuk i kishte lajmëruar këta persona tek autoritetet vendore me kohë dhe që ka bashkëpunuar me këta njerëz të botës së krimit.
Zyba është bërë pjesë e emisionit në televizionin kombëtar Top Channel.