Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zhame të Fierit.
Bëhet me dije se shtetasi, Sherbet Meta 61 vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë në kanal me zetorin e tij. Mësohet se 61-vjeçarin e ka zënë zetori poshtë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Mjeti tip zetor nuk kishte ndriçim dhe si pasojë është shkaktuar rënia në kanal e cila ka rezultuar fatale.
Në vendngjarjendodhet policia e Lushnjes, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave. Është dashur ndërhyrja me një mjet të tonazhit të rëndë për të lëvizur zetorin dhe për të nxjerrë trupin e 61-vjeçarit.
“Sot rreth orës 18:50, në fshatin Zhamë Sektor, Lushnjë, shtetasi Sh. M., 61 vjeç, duke drejtuar një mjet bujqësor, traktor, ka dalë nga rruga dhe ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga.”, njofton policia.