Çudia në Kukës, “Fast food-i” përdoret si klinikë dentare, Policia procedon dy pronarët (FOTO)

Pa Kategori

Publikuar: 30/01/2022

Çudia në Kukës, “Fast food-i” përdoret si klinikë dentare, Policia procedon dy pronarët (FOTO)

Dy persona janë proceduar penalisht nga Policia e Kukësit, pasi rezultojnë se janë pronarë të një biznesi që e kishin regjistruar si “fast food”, por që në periudha të ndryshme kohore e përshtasnin edhe si klinikë dentare, shkruan newsbomb.al.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Kukës proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, shtetasit:

Myzafere Ugur, 38 vjeçe, banuese në Kukës.
Hasan Ugur, 49 vjeç, lindur në Turqi dhe banues në Kosovë.

Referuar njoftimit zyrtar, këta shtetas e kishin regjistruar subjektin e tyre me fushë veprimtarie fast food, por në periudha të ndryshme e kanë përshtatur si klinikë dentare dhe kanë ushtruar aktivitet të palicencuar, duke shmangur detyrimet tatimore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pajisjet dentare. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.