Akuzat e Berishës për aferën e portit të Durrësit, reagon PD: Javën tjetër do thotë se Basha shkaktoi ’97-tën

Pa Kategori

Publikuar: 30/01/2022

Akuzat e Berishës për aferën e portit të Durrësit, reagon PD: Javën tjetër do thotë se Basha shkaktoi ’97-tën

Ndërsa lidhur me këtë akuzë ka ardhur edhe reagimi nga partia Demokratike. Në reagim thuhet se kjo ishte një tjetër gënjështër nga ish kryeministri, Sali Berisha dhe për më tej shkruhet se javën tjetër mund të rezultonte që ky i fundit të bënte përgjegjës Bashën edhe për trazirat e vitit 1997.

Postimi i Plotë nga PD:

Akuzat e Berishes, vjen ironia nga PD: Do thotë tani që Basha bëri edhe 97-ën! Berisha shpif përditë se është shpallur nongrata

Shpifjet vazhdojnë.
Ditë e re, gënjeshtër e re.
Javën tjetër Berisha do thotë se Basha ishte përgjegjës edhe për ’97!

Gjithë këto gënjeshtra dhe shpifje bëhen sepse Sali Berisha është i shpallur non-grata për korrupsion.
Mos harroni!
Zgjidh Ramën dhe mban Berishën!
Zgjidh Berishën dhe mban Ramën!