Aksident i rëndë në Berat, makina bie nga lartësia, plagosen rëndë 2 persona

Pa Kategori

Publikuar: 30/01/2022

Aksident i rëndë në Berat, makina bie nga lartësia, plagosen rëndë 2 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të fshatit Drobonik në Berat, ku një mjeti tip “Fuoristradë Mitsubishi” me targa AA 531 CA ka rënë nga një lartësi rreth 20 metër.

Për pasojë është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit Renato Kola, 25 vjeç, ndërkohë që kanë mbetur të plagosur rëndë prindërit e tij që po udhëtonin së bashku me djalin.

Ata janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë ngrica në rrugë.