U rrëzua keq, Einxhel Shkira dërgohet me urgjencë drejt spitalit, lë shtëpinë e Big Brother

Pa Kategori

Publikuar: 28/01/2022

U rrëzua keq, Einxhel Shkira dërgohet me urgjencë drejt spitalit, lë shtëpinë e Big Brother

Einxhel Shkira është dërguar drejt spitalit për mjekim më të specializuar, pas një rrëzimi që pati gjatë mbrëmjes së djeshme në shtëpinë e Big Brother.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë produksioni në faqen zyrtare në Instagram.

“Gjatë mbrëmjes së djeshme banorja Einxhel Shkira ka lënduar krahun. Ajo ka marrë menjëherë ndihmën e nevojshme nga stafi mjekësor por do t’i duhet të marrë trajtim më të specializuar.

Einxhel duhet të niset drejt spitalit duke u detyruar kështu të lërë për pak kohë shtëpinë e “Big Brother”.

Gjatë gjithë trajtimit dhe vizitave, çdo lëvizje e saj do të jetë e monitoruar nga kamerat.

Gjendja e saj është e mirë dhe shumë shpejt do t’i ribashkohet shtëpisë”, njofton produksioni.