TIRANË– Presidenti Ilir Meta theksoi dhe një herë tjetër mbështetjen për mediat që kanë pre e sulmeve. Në nisje të konferencës për gazetarët, Meta tha se sulmet synojnë që të vendosin nën kontroll mediat përmes presionit. Duke u shprehur se ai do të gjendet pranë tyre, Presidenti theksoi se duhet përgjigje për atë që po u bëhet mediave.
‘Ky model i neveritshëm, që synon vendosjen e tyre nën kontrol nëpërmjet presionit, meriton një përgjigje të qartë dhe të menjëhershme. Në raport me lirinë e medias, ftoj organizatat që të mbështesin kolegët, do me kenë në krah. Dhunimi i lirisë së mediave ka ndihmuar në rritjen e korrupsionit.‘- tha Meta.