“Djali i madh u ul duke qarë në prag të shtëpisë”, nënë Liza: Unë nuk dal, do vdes në rrënoja! Më thoni cili nga ju e fal shtëpinë

Pa Kategori

Publikuar: 28/01/2022

“Djali i madh u ul duke qarë në prag të shtëpisë”, nënë Liza: Unë nuk dal, do vdes në rrënoja! Më thoni cili nga ju e fal shtëpinë

Liza Marku, banore e lagjes ‘5 maj’ tha në seancën dëgjimore te Komisioni i ligjeve se është e turpshme ajo që policia e shtetit ka bërë ditën e prishjes së shtëpisë. Ajo rrëfeu se 4 policë e nxorrën jashtë zvarrë dhe nuk e lejuan as të merrnin ilaçet apo rrobat.

Në fjalën e saj ajo kërkon drejtësi dhe ballafaqim me kryetarin e Bashkisë duke theksuar se nuk do dalë nga shtëpia. “Unë nuk dal, do vdes në rrënoja”-theksoi Liza Marku.

Liza Marku: Kemi punuar një jetë të tërë, se do vdes e dija se do vija këtu jo. Ne nuk kemi qenë në kundërshtim me zhvillimin e zonës port ë na caktonte një datë e një kontratë të rregullt. Asnjë ditë nuk ka pranuar të vijë, kryetarit të bashkisë I kemi thënë të vijë që të tregojë kontratë të rregullt.

Unë skam bërë shkollë por nuk më gënjejnë dot! Duam drejtësi! Unë akoma punoj në rrënoja, a jeni dakort ju që të dhuroni një shtëpi pa asnjë urdhër pa asgjë?

I jemi përgjigj shtetit një më një për taksat dhe unë kërkoj llogari. Djali i madh u ul në prag të derës duke qarë, është turp i madh! Ose të na marrin e të na pushkatojnë në breg të lumit, kanë ardh 1300 policë me 30 vetë në orën 4, sikur të ishin ato policët e Zogut në oborr tim. U kam kërkuar të paktën të merrja rrobat e brendshme, i mora në komshi. Nuk më lanë as për pensionin as për ilaçet, me nxorrën zvarrë, turp i madh!
Ku do shkojmë ne, 400 euro shtëpitë me qera?
Unë nuk do dal, do vdes në rrënoja!