Do martohet këtë vit? Armina Mevlani: Po nuk e bëra në 2022, nuk e bëj fare

Pa Kategori

Publikuar: 27/01/2022

Do martohet këtë vit? Armina Mevlani: Po nuk e bëra në 2022, nuk e bëj fare

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” ka qenë e ftuar Lorna Hysi këngëtarja me pasionin për astrologjinë. Ajo me kërkesë të moderatoreve u ka lexuar atyre nga një letër Tarot, por surpriza ishte pikërisht Armina. Lorna është shprehur se do të ndodhin ndryshime rrënjësore në jetën e Arminës, nuk mund të jenë negative por mund të jenë edhe pozitive si përshembull ndryshim statusi.

Dasma që kam tre vite që them, e po nuk e bëra e këtë vit nuk do ta bëj fare”-ka thënë Armina duke qeshur, ku më tej Dalina është shprehur se nëse nuk e bën ajo do t’ja organizojnë ceremoninë në emision.