Berisha shkon në Kuvend dhe flet për protestën e banorëve të ‘5 Majit’: Mbështes zhvillimin e qytetit, por jo barbarinë ndaj qytetarëve të tij

Pa Kategori

Publikuar: 27/01/2022

Berisha shkon në Kuvend dhe flet për protestën e banorëve të ‘5 Majit’: Mbështes zhvillimin e qytetit, por jo barbarinë ndaj qytetarëve të tij

Pas një mungesë të gjatë, ish kryeministri Sali Berisha ka shkuar sot në Kuvend, ndërsa më parë u ndal në një komunim për mediat.

Berisha komentoi protestën që po zhvillojnë banorët e 5 majit, ndërsa theksoi se nuk është kundër zhvillimit të qytetit, por kundërshton mbështes barbarinë ndaj qytetarëve të tij.

“Këtu para jush shfaqen drama njerëzore e një numri qytetarësh që pavarësisht se kanë 15-20vite në shtëpitë e tyre, u prishen banesat në kundërshtim me cdo normë e ligj, nga qeveritarë që dëshmojnë se vjedhjet e tyre i kanë zhveshur nga cdo normë njerëzore. Duke thënë këto fjalë, unë personal mbështes zhvillimin e qytetit, projektet që e bëjnë më të jetueshëm por nuk mbështes barbarinë ndaj qytetarëve të tij.” u shpreh Berisha.

Jashtë Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi se te “5 Maji” do të ndërtohen kulla 30-katëshe dhe jo 7-katëshe, siç është në projekt.

Teksa shprehu solidaritet me banorët e kësaj zone, Berisha iu bëri thirrje gjithë qytetarëve të Tiranës që të mbështesin këta banorë në protestë. Sipas ish-kryeministrit, situata “bëhet dhe më tragjike, kur në sheshet e atyre shtëpive, ortakë në pallate janë dhe përfaqësuesit e Lul Bravës”.

Unë mbështes projektet që e bëjnë këtë qytet më të bukur, por nuk mbështes kurrë barbarinë ndaj qytetarëve të tij. Nëse ti vendos, për shkak të planeve, për të prishur shtëpitë e tjerëve dhe mund ta bësh këtë, kjo nuk përjashtohet, ka një detyrim moral, para së gjithash, do të ulesh me ta, t’ua shpjegosh planin e projektin. Do të përcaktosh kushtet e do dëgjosh kushtet që kërkojnë ata. Qofsh zhvillues shtetëror, qofsh privat, je i detyruar ta bësh këtë. Gjithçka që veprohet, veprohet duke i dhënë ligjit fuqi prapavepruese. Gjer më 2014, ligji parashikohet legalizim, pastaj urbanizim. Të gjitha këto shtëpi janë ndërtuar para vitit 2014 dhe trajtohen në përputhje me këtë ligj. Kjo nuk ndodh, sepse jo njerëzia, jo humanizmi, por urrejtja ndaj atyre që i ke vjedhur e mbi vjedhjet ndaj tyre ke ndërtuar parajsën e lumturinë, janë karakteristikat e pushtetit. Të gjitha veprimet që kryhen ndaj këtyre banorëve, të gjitha pretekstet që përdoren për legalizim, janë të paligjshme, janë dhënie efekteve prapavepruese në mënyrë antikushtetuese dhe janë një qëndrim mizor ndaj njerëzve, me skena të papërsëritura.

Bëhet dhe më tragjike kjo, kur në sheshet e atyre shtëpive, ortakë në pallate janë dhe përfaqësuesit e Lul Bravës. Pikërisht se ndodh kjo ndaj qytetarëve, mirret përsipër të sillen në mënyrë shtazore. Këta qytetarë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet janë poseduesit, jo pronarët, e truallit. Në Shqipëri, e drejta e posedimit, është e drejtë posedimi. Vetëm një shtet bandash, që nuk njeh asnjë parim e ligj, mund të veprojë në këtë mënyrë. Aty kreu i meduzës së këtij shteti ka parashikuar të ndërtojë kulla 30-katëshe, edhe pse plani është për kulla 7-katëshe. Cdo shtet, cdo pronar, është i detyruar t’iu garantojë me po të njëjtën sipërfaqe banimi, shtëpi, aty ku jetojnë. Kjo është zgjidhja. Vetë ata jetojnë në vila, duke lënë banorët në mëshirë të fatit. Shpreh solidaritetin tim më të plotë ndaj banorëve viktima dhe ju bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të solidarizohen me ta, sepse ata po mbrojnë një të drejtë ligjore të tyre. Ata po mbrojnë të drejtat e gjithë qytetarëve, përvec atij grupi të mbërthyer.