Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Berisha s’duhet të ishte i pranishëm në sallë. Kjo ishte deklarata e Ballës, pas përfundimit të fjalimit të Berishës. Balla tha se një deputet që është shpallur ‘non grata’ nuk duhet të ishte i pranishëm aty. Balla kujtoi dhe tragjedinë e Gërdecit duke thënë se shqiptarët e dinë mirë se si janë shitur fishekët që shkaktuan ngjarjen e rëndë.
‘I vetmi deputet non grata në këtë sallë nga aleati strategjik të mos ishte më në këtë sallë. Sa i përket cështjes së fishekëve “gjuha shkon ku dhemb dhembi” dhe bota e ka parë filmin “Qentë e luftës” dhe ne shqiptarët e dimë si u shitën fishekët që shkaktuan tragjedinë e Gërdecit por falë drejtësisë së re e cila po shfaq angazhimin për ta hetuar, uroj të gjenden pronarët e vërtetë të asaj fabrike vdekje në Gërdec dhe si u shpërdoruan në gjithë këto vite asetet e mbrojtjes së këtij vendi dhe armatimin që u përdor për trafik kontrabandë e gjithcka tjetër. Asnjë prej nesh s’ka kohë të merret me non grata e këtij Kuvendi e të njëjtën gjë do bëj edhe unë.’-tha Balla.