Prapaskena

Vetingu i qindra gjyqtarëve në pikëpyetje, një tjetër anëtar i KPA nën hetim nga SPAK (Emri+akuza)

Publikuar: 26/01/2022

Pas Luan Dacit, një tjetër anetar i Kolegjit te Posaçëm të apelimit është vënë nën hetim nga SPAK. Burime nga struktura antikorrupsion bene me dije se nën hetim është vënë Ardian Hajdari, për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”.

Zyrtarisht SPAK, thotë se çështja është ende nën hetim, por sipas informacioneve hetimet janë drejt fundit dhe në ditët e ardhshme Hajdarit pritet ti komunikohet akuza.

Hajdari është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla.

Në të njëjtin kallëzim ishte edhe emri i ish-anëtarit tjetër të KPA-së, Luan Daci, i cili tashmë është shkarkuar nga detyra, pasi u dënua me vendim të formës së prerë për të njëjtën akuzë, “falsifikim dokumentash”.

Rastet e hetimeve brenda vetë anëtarëve të KPA apo KPK vënë në dyshim vetë procesin e Vetingurt, që është kryer nga këto institucione. Anëtarët që duhet të bëjnë Vetingun e kolegëve të tyre, janë vetë nën hetim apo në shkelje të ligjit.



Më të lexuarat