Prapaskena

Masakruan të riun, prokuroria kërkon 52 vite burg në total për dhëndrin e Qazim Sejdinit dhe miqtë e tij

Publikuar: 26/01/2022

Prokuroria e Elbasanit ka dhënë pretencën për vrasjen e Florian Lamçes nga Sokol Sanxhktari, dhëndri  i ish-kryetarit të Bashkisë Elbasan Qazim Sejdini. Mësohet se Organi i akuzës ka kërkuar në total 52 vite e 6 muaj burgim për katër të pandehurit lidhur me ngjarjen.

Burime për ABC bëjnë të ditur se për Sokol Sanxhaktarin u kërkua 20 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuajë dënimin e plotë dhe të mos përfitojë lirim me kusht. Sanxhaktari, sipas prokurorit të çështjes Kreshnik Ajazi, është njeriu kryesor që ka vrarë me sende të forta mikun e tij, Florian Lamçe.

Për Adriano Hajdarin u kërkua 20 vjet burgim dhe periudha e sigurisë që të vuajë dënimin e plotë dhe të mos përfitojë lirim me kusht.

Për Amadeus Lamçjan u kërkua 6 vjet e 6 muaj burgim, po ashtu edhe për Mehmet Muçën, u kërkua 6 vjet burgim.

Krimi tronditës, ndodhi në 30 korrik të viti 2020 në orët e para të mëngjesit. Viktima dhe autorët ndodheshin në një lokal, ndërsa mes tyre ndodhi një konflikt. Pikërisht ky konflikt çoi në goditjen për vdekje të Florian Lamçes. 



Më të lexuarat