Prapaskena

Dënohet Klevis Balliu, çuni i Fahri Balliut, reagon i shqetësuar Meta

Publikuar: 26/01/2022

Ish deputeti Klevis Balliu, i njohur si çuni i Fahri Balliut, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 80 orë punë për interes publik.

Prej dy vitesh ish-deputeti demokrat kryeson stafetën e njeriut më të hetuar në Shqipëri. Ndaj tij janë regjistruar 400 procedime penale, bazuar në referimet e policisë që e akuzon për protestat e përditshme përkrah banorëve kundër projektit të Unazës së Re.

Për këtë shkak, Klevis Balliu është politikani që pushon dhe nuk paraqitet para gjykatës, vetëm atëherë kur edhe gjykata është pushim.

Por, gjithë kjo eksperiencë e rrallë i vlejti për diçka politikanit të ri.  Ai është miqësuar me të gjithë efektivët që i pati përballë në protesta dhe që e kallëzuan më pas.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ka reaguar edhe Ilir Meta, i cili e ka shok Fahriun. Meta thotë me ironi “se sukseset e reformës janë bërë të prekshme me qytetarët.”

Nga ana tjetër u shpreh se ka një lutje për autoritetet që të urdhërojnë që Balliu të shërbejë për të mbjellë mimoza të parku i Pallatit të Brigadave.

 

 

 

 



Më të lexuarat