Prapaskena

Afera e inceneratorëve, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto shpallen në kërkim ndërkombëtar

Publikuar: 26/01/2022

Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.  Pasi kanë kaluar 30 ditë dhe policia pas kërkimeve në vend nuk ka mundur t’i lokalizojë, Gugallja dhe Zoto vendosen tashmë në kërkim ndërkombëtar.

Për aferën 3.7 milionë euro të inceneratorit të Elbasanit në pranga u vu ish-ministri Lefter Koka ndërsa dy të tjerët u shpallën në kërkim në akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Stela Gugallja kërkohet në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Albtek Energy” sh.p.k  kurse Klodian Zoto, në cilësinë e ortakut të vetëm dhe administratorit të shoqërisë “Integrated Technology Services” sh.p.k.



Më të lexuarat