Tritoli në derën e shtëpisë së Armand Dukës, shoqërohen 10 persona

Pa Kategori

Publikuar: 25/01/2022

Tritoli në derën e shtëpisë së Armand Dukës, shoqërohen 10 persona

Zbardhen detaje të reja nga tritoli në banesën e Armand Dukës. Burime bëjnë me dije se deri më tani janë shoqëruar 10 persona.

Vetë Duka dje tha se kamerat e sigurisë kishin fiksuar një person me kapuç dhe maskë që është afruar pranë murit rrethues në këmbë dhe pasi kishte hedhur tritolin ishte larguar me vrap nga rruga.

Ndërkohë që grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe ka nisur punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjes së plotë të ngjarjes.