Policia dhe Prokuroria belge kanë mundur të krijojnë një identikit të përafërt për njërin nga atentatorët e Bledar Muçës, mirëpo nuk është dhënë një informacion më i hollësishëm për të. Ky është detaji më i ri që vjen nga Belgjika pas ekzekutimit të shqiptarit.
Autoritetet belge kanë nisur hetimet për të zbuluar më shumë detaje që lidhet me veprimtarinë e viktimës. Ata i kanë dërguar informacion drejtorisë së Përgjithshmë të Policisë për veprimtarinë e Muçës, në shkresën e së cilës janë rrjeshtuar problemet në të cilat viktima mund të jetë i përfshirë në Shqipëri apo në shtete të tjera.
Bledar Muça, 39-vjeçari shqiptar i njohur si krahu i djathtë i fisi Çapja në Elbasan u ekzekutuar me breshëri plumbash mbrëmjen e 22 janarit në Belgjikë. Muça, u vra pak pas orës 23:00 në Baron Van Ertbornstraat në Anverse. Dy persona e kanë qëlluar me breshëri plumbash duke e lënë 39-vjeçarin të vdekur në vend. Sipas autoriteteve të Anverse, atentatorët rezulton të jenë larguar me makinë pas krimit që kanë kryer, dhe nuk dihet më asgjë për ta. Pista kryesore ku po hetohet ngjarja është e shkuara e errët e viktimës.