I ftohti polar ka mbërthyer Shqipërinë. Ngricat dhe dëbora ka shkaktuar probleme në disa akse të caktuara, ndërsa Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje dhe thotë se vijon puna pa pushim për pastrimin e këtyre akseve dhe shpërndarjen e kripës në zonat e mbuluara me dëborë.
“Mirëmëngjes, dhe me punën që vijon pa pushim me të gjitha kapacitetet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës në zonat e mbuluara me dëborë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.