Në kampet politike kanë nisur të përfliten emrat me të cilët partitë do të përfaqësohen në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen më 6 mars 2022 në qytetin e Shkodrës.
Burime bëjnë me dije se socialistët e Shkodrës propozojnë Majlinda Angonin si kandidate për kryetare bashkie në 6 mars. Aktualisht ajo mban detyren e prefektes.
Burimet bëjnë me dije se emri saj i është dorëzuar kryeministrit i cili me strukturën drejtuese në Tiranë do të vendosë zyrtarisht.
Në kampin e Partisë Demokratike diskutohet emri i Ish deputetes Izmira Ulqinaku, kryetari i PD Xhevdet Amuli dhe ish kryetari i keshillit bashkiak Xhemal Bushati. Këto janë 3 nga emrat që po diskutohen si kandidat për kryetar bashkie nga Lulzim Basha.
Ndërkohë grupi i rithemelimit ka zhvilluar një mbledhje mbreme dhe ende nuk ka emra konkretë por po diskutohen disa figura me potencial në PD. Ata do ti prezantojnë javën e ardhshme emrat më të propozuar që do të kalojnë në votim