Prapaskena

SPAK kërkon pushimin e hetimeve ndaj disa ish-gjyqtarëve

Publikuar: 21/01/2022

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka kërkuar gjykatës pushimin e hetimeve për disa ish gjyqtarë të cilët u kallëzuan penalisht nga avokati Fran Dashi.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se kërkesa për pushimin e çështjes është dërguar në Gjkko, dhe kjo e fundit do të vendosë nëse do pranojë apo jo kërksën e Prokurorisë së Posaçme.

Sipas strukturës së posaçme kërkesa për pushim të çështjes është bërë se nuk ka pasur elementë të veprës penale.

Ndërkohë përsa i përket folmuarit të pasurisë që ish gjyqtarët kanë bërë dhe janë gjetur pasaktësi Spak thotë se kjo është një çështje administrative, dhe nuk është kopetëncë e strukturës së posaçme.



Më të lexuarat