“O tradhëtar!”, turma e protestuesve ‘vërsulet’ ndaj Dritan Abazoviçit, zv. kryeministri: Këtë kërkojeni diku tjetër

Pa Kategori

Publikuar: 21/01/2022

“O tradhëtar!”, turma e protestuesve ‘vërsulet’ ndaj Dritan Abazoviçit, zv. kryeministri: Këtë kërkojeni diku tjetër

Zv/kryemininistri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është përballur me protestuesit në Podgoricë.

Ata e quajten tradhëtar, ndërsa ai u tha se tradhëtinë duhet ta kerkojnë dikund tjetër.

Abazoviç u përball me protestuesit në hyrje të ndertesës së qeverisë, të cilët kanë dalë duke protestuar kundër mocionit të dorëzuar nga vetë Abazoviq për votë-besimin ndaj qeverisë.

Kujtojmë që Abazoviç, synonte të ngrinte një qeveri të pakicës në Mal të Zi ku ky i fundi të ishte kryeministër edhe pse i votuar nga shqiptarët më së shumti. Ky propozim ishte bërë nga Abazoviç duke u bazuar nga kërkesat e Bashkimit Europian ku kërkohet një qeveri komfort ligjit. Por jo më larg se dje, kryeministri aktual i Malit të Zi ka dorëzuar një kërkesë për shkarkimin e Dritan Abazoviç nga posti i zëvendës kryeministrit.