Prapaskena

E mbyti për shkak të borxhit, autori dhe viktima në Kuçovë ishin krushq, dëshmia: Më ngeli në dorë

Publikuar: 21/01/2022

Fetah Marra, 58-vjeçari që vrau një grua mbrëmjen e djeshme në fshatin Kozare të Kuçovës dhe më e pas e hodhi në kanal ka pranuar krimin para policisë. “Më ngeli në dorë, se kuptova se si vdiq”, është shprehur ai.

Marra dhe viktima Fatime Suli 64-vjeçe kishin lidhje krushqie me njëri tjetrin. 64-vjeçarja jetonte në banesë me bashkëshortin dhe ishte nënë e dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

Ndërsa autori ishte i divorcuar nga gruaja dhe jetonte i vetëm. Familja e viktimës i kishte dhënë Marrës një shumë parash në formë borxhi dhe ky dyshohet të jetë bërë shkak i konfliktit mes palëve që solli edhe krimin e rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Havaleas” të fshatit Kozare. Familjarët e 64-vjeçares e kishin kërkuar atë prej orësh dhe më pas kishin njoftuar për ndihmë policinë. Vetëm një orë më pas, gruaja u gjet në kanal 1 km larg banesës së saj.

Në momentin e gjetjes së trupit, gruaja ishte e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbuluar me gjethe dhe rrogoza domatesh brenda në kanal. Viktima u transportua drejt morgut të spitalit të Beratit. Si rezultat i autopsisë u arrit në përfundim se ajo ishte mbytur me duar. Kjo vuri në lëvizje policinë e Beratit, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë



Më të lexuarat