Bashkia e Durrësit është një ndër gjashtë njësitë e qeverisjes vendore që pritet të futet në zgjedhjet lokale të 6 marsit. Partitë nuk kanë caktuar ende kandidatët e tyre, ndërsa risia pritet të jetë edhe krahu i Berishës, të cilat sipas gjasave të deritanishme pritet të kenë kandidatët e tyre në listë.
Burime bëjnë me dije se krahas Emirjana Sakos, nga PS po diskutohet edhe kandidimi i Ani Dyrmishit që mban postin e Drejtorit të Hekurudhave si edhe i Spartak Kovaçit që tani drejton Ujësjellësin.
Nga PD zyrtare në garë janë Luan Hoti, i cili mban detyrën e kryetarit të komanduar të degës së PD-së Durrësit si edhe Arlind Boshku, nënkryetari i partisë.