Prapaskena

35-vjeçari nga Mallakastra i humbur që prej 8 janarit, fqinjët: Kishte probleme me gruan, i tronditur nga vdekja motrës

Publikuar: 21/01/2022

Një 35-vjeçar i identifikuar si Erald Mejdani rezulton i humbur që prej datës 8 janar. Ky shtetas nga Mallakastra ka humbur kontaktet me familjen e tij dhe këta të fundit e kanë denoncuar në polici zhdukjen e tij. Fqinjët e tij duke folur për mediat kanë deklaruar Erald Mejdani ishte i martuar me një fëmijë dhe jetonte mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ai kishte probleme me gruan si duket, e çoi një herë në Berat se nga Berati janë ata. Këtu ai ka shtëpinë e prindërve, ai djali ishte emigrant në Greqi, ishte edhe në Francë se kishte motrën andej të sëmurë dhe më pas i vdiq edhe ajo. U trondit shumë. Është shumë e vështirë, ai një ditë do dalë por ishte djalë shumë i mirë dhe familje shumë e mirë, por këto gjëra ndodhin, nuk di cfarë të themi.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.01.2022, në Komisariatin e Policisë Mallakastër ka bërë kallëzim shtetasi S. M., 67 vjeç, banues në Mallakastër, se që prej datës 08.01.2022 ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. M., 35 vjeç. U bë shpallja në kërkim e këtij shtetasi dhe po punohet për gjetjen e tij.



Më të lexuarat