Vrasja e Eglantina Bucit, prokuroria kërkon 50 vite burg për babë e bir

Pa Kategori

Publikuar: 20/01/2022

Vrasja e Eglantina Bucit, prokuroria kërkon 50 vite burg për babë e bir

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 50 vite burg për Faik dhe Shkëlzen Bucin të akuzuar për vrasjen e Eglantina Bucit 10 vite më parë. Prokuroria ka kërkuar dënimin me 25 vite për babanë e Eglantisës, Faikun dhe 25 të tjera për të vëllanë Shkëlzenin për veprën penale vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim.

Eglantina Buci u ekzekutua nga vëllai i saj 10 vite më parë në malin me Gropa në Tiranë. Familja nuk e pranonte faktin që vajza ishte larguar nga shtëpia dhe bashkëjetonte në zonën e Freskut.

Përballë kësaj situate, babai Faik Buci thuri planin, ndërsa djali Shkëlzen Buci e ekzekutoi motrën e tij. Krimi makabër u zbulua nga një bashkëpunëtor i drejtësisë, shok i Shkëlzen Bucit, që kishte qenë i pranishëm në momentin kur vëllai vrau motrën.

Bashkëpunëtori i drejtësisë ka rrëfyer përpara grupit të hetimit të gjithë situatën me detaje se si ka nisur situata kur 23-vjeçarja Englantina Buci u mor me dhunë nga i vëllai dhe më pas u vra. I penduari i ka thënë grupit të hetimit që shikonte makthe dhe se nuk mund ta mbante më këtë barrë mbi supe pasi kishte edhe familje.