Ish-kryeministri Sali Berisha mbetet i vendosur për ti ndaluar hyrjen në Shqipëri Soros.
Berisha tha se sapo PD të vijë në pushtet Soros së bashku me të birin do të shpallen non grata.
Berisha: E deklaroj prapë se në çdo rast PD në pushtet, vendimi i parë do të jetë George Soros non grata në Shqipëri, bashkë me të birin. Që të dy sepse kanë kontribuar në vendosjen e monizmit në Shqipëri, sepse me projektet e tyre në një mënyrë apo tjetër punojnë për Serbinë e Madhe. Me mbështetjen që i japin aleancës trilaterale Beograd-Shkup-Tiranë vendosin hegjemoninë serbe në rajon dhe pas saj influencën ruse. Asnjë dyshim, do të shpallet non grata për kontributin në rivendosjen e monizmit në Shqipëri.
I pyetur nëse beson vërtet në një rikthim të PD në krye të vendit, ai u shpreh:
Berisha: E sigurt. Unë besoj dhe jo kot në dinjitetin njerëzor, fibrën sovraniste të qytetarëve shqiptarë, besoj në nevojën jetike të qytetarëve shqiptarë për liri.
Por e ka vrarë fibrën sovraniste të shqiptarëve klasa politike në këto 30 vite, me një qasje vasaliste ndaj Ambasadorëve me influencë?
Berisha: E ka dëmtuar por jo vrarë. Kur nisa Foltoren se dija cila do ishte përgjigjja por dija se duhet ti drejtohesha menjeherë fibrës së dinjitetit njerëzor.