Ngrica, temperatura të ulëta dhe reshje bore, si parashikohet moti për sot

Pa Kategori

Publikuar: 20/01/2022

Ngrica, temperatura të ulëta dhe reshje bore, si parashikohet moti për sot

Ultësira perëndimore paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta, ndërsa zonat përgjatë kufirit lindor do të vijojnë në ndikimin e ngricave dhe temperaturave të ulëta. Sipas MeteoAlb mesdita dhe orët vijuese sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin duke bërë që orët e vona të pasdites të sjellin reshje të pakta shiu e dëbore në veri dhe qëndër. Gjatë natës vranësirat dhe reshjet përfshijnë gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga –4°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim  3-4 Ballë.