Meta për incineratorët: Lefter Koka në burg me marrëveshje, nuk është përgjegjësi kryesor

Pa Kategori

Publikuar: 20/01/2022

Meta për incineratorët: Lefter Koka në burg me marrëveshje, nuk është përgjegjësi kryesor

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka folur në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka i cili akuzohet për aferën e incineratorëve.

Meta është shprehur se ish-ministri nuk është përgjegjësi kryesor për atë çështje, sepse janë vendime të marra nga qeveria.

Presidenti Meta: Lidhur me aferën e inceneratoreve, ai zotëria në burg ndodhet aty me marrëveshje.

Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor 2021 me akuza për disa vepra penale në lidhje me hetimet për procedurën mbi kontratën e koncesionit për ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane dhe prodhimit të energjisë në Qarkun e Elbasanit.

Sipas SPAK dyshohet se Koka ka konsumuar veprat penale “shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, “korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” , kryer në bashkëpunim.

Këtë deklaratë Meta e bëri në emisionin “Opinion”