Meta dekreton 6 marsin: Datë e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Pa Kategori

Publikuar: 20/01/2022

Meta dekreton 6 marsin: Datë e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti i vendit, Ilir Meta dekretoi sot 6 marsin si datë për zgjedhjet e pjesshme vendore.

6 bashki në vend, Shkodra, Durrësi, Vora, Rrogozhina, Dibra dhe Lushnja drejtohen pa kryetar thuajse nga viti 2019.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ju përgjigjur vendimit të Presidentit për të shpallur zgjedhje të pjesshme në 6 bashki.

ulzim Basha, tha se Partia Demokratike nuk i shmanget asnjë gare dhe se është e gatshme
për tu përballur në çdo moment me Edi Ramën.

Edhe Komisioni i Rithemelimit të PD në një deklaratë për mediat ka njoftuar se do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve.

Mësohet se Komisioni ka hapur procesin e primareve brenda PD për përzgjedhjen e kandidaturave më të mira për secilën nga bashkitë.