Krim me salcën e domateve, përzihet me ngjyrues, vaj soje, vaj palme dhe kimikate. A është implikuar kompania Zdravo?

Pa Kategori

Publikuar: 20/01/2022

Krim me salcën e domateve, përzihet me ngjyrues, vaj soje, vaj palme dhe kimikate. A është implikuar kompania Zdravo?

Është koha e mafies së ushqimeve. Dhe brenda mafies së ushqimeve, vepron edhe mafia e salcave. Gjirofarm e Piro Karanxhës që përzien produket me fekale, nuk është kompania e vetme që kryen aktivitet kriminal në fushën e ushqimit dhe që mbulohet nga AKU.

‘Prapaskena’ ka mësuar se AKU ka zbuluar kimikate dhe produkte të rrezikshme për përshëndetin edhe në produktet e disa kompanive të salcave dhe produkteve të tjera, duke mos marrë asnjë masë dhe për më tepër duke fshehur krimin ndaj konsumatorit.

Operatorët mashtrojnë prej vitesh me produktet, sidomos me salcën e domateve, duke i paraqitur me etiketë 100 % natyrale.

Sipas të dhënave, kompanitë që AKU po tenton t’u mbajë emrat sekret, nuk ka asnjë produkt natyral, por vetëm përzirje lëndësh artificiale dhe të lira, të veshur me etiketa të rreme.

Kompanitë blejnë ekstrakt domateje, ndërsa e paraqesin salcën si produkt i domateve të fshatit. Ekstratkti i domateve hyn nga pikat tona doganore kryesisht nga Irani dhe Kina. Ekstrakti është tepër i dëmshëm për shëndetin.

Ekstratkti i domateve përmban vaj palme, niseshte, konservantë, ngjyrues, vaj soje, sheqer etj.

Ekstraktit i shtohen edhe produkte të tjera dhe domate me pesticide, dhe kështu del një produket që minon shëndetin. Po a është përfshirë kompania Zdravo në këtë aktivitet?! Në vijim detaje.