Fëmija 3-vjeçar i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm në spitalin e Elbasanit, mjekohej në shtëpi prej 4 ditësh. Ai është dërguar nga familjarët e tij me temperaturë të lartë në spital, aty ku fatkeqësisht ndërroi jetë. Po ashtu ai kishte insufiçence respiratore akute dhe insufiçence kardiake.
Fëmija i cili ishte nga fshati Kusarth i Elbasanit, mësohet se ishte me bronko-pneunomi.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasi i mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën. Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.