Prapaskena

SPAK sekuestron pasuritë e bandës së “xhihanëve”, ndër to dhe pasuria e komisioneres së Vetingut Etleda Çiftja

Publikuar: 19/01/2022

Koka e trafikut dhe krimit të organizuar është Arjan Xhihani, të cilit i janë sekuestruar pasuritë nga SPAK. Objekt sekuestroje kanë qënë dhe pasuritë e komisioneres Etleda Çiftja, pasuri të cilat dyshohen se janë produkt i pastrimit të produkteve të krimit.

Grupi kriminal i “Xhihanëve” ka përlarë gjithashtu dhjetra hektarë tokë në Golem, Spille dhe Kavajë. Etleda Çiftja, e di shumë mirë se pasuritë e kunatit të saj biznesmen, kanë si burim pasuritë e trafikut nga ngjarja e rëndë e trafikut detar, e ndodhur më datë 17 Nëntor 1997 në Vlorë, prej Zamir Xhihanit, në një gomone me 28 klandestinë e 120 kg drogë ku vetëm 11 persona mbetën gjallë.

Pasuria Kriminale e Etleda Çiftes e cila është e sekuestruar nga “SPAK” është pasuria e ndodhur në zonën Kadastrale 2292, me nr pasurie 131/54, me indeks harte K-34-100-(177-D), me adresë Kavajë, lloji pasurisë Arë, e përfituar me Kontratë Shitje, me datë regjistrimi 15.09.2006, me sipërfaqe 3443 m2.

Komisionerja Etleda Çiftja, pretendon se pasurinë e cila ndodhet në zonën Kadastrale 2292, me nr pasurie 131/54, me indeks harte K-34-100-(177-D),me adresë Kavajë, lloji pasurisë Arë, e përfituar me Kontratë Shitje, me datë regjistrimi 15.09.2006, me sipërfaqe 3443 m2, e ka blerë nga prindërit e sajë dhe ka deklaruar pranë ILDKPI se e ka blerë në vlerën prej 50.000 euro, ndërkohë që në realitet kjo pasuri është blerë në vlerën e 300.000 lekëve, në kundërshtim me deklarimet e sajë në ILDKPI.

Komisionerja Etleda Çiftja pritet të pyetet nga SPAK, dhe të meret masa ndaluese e pezullimit nga detyra , veprim ky detyrues përsa kohë që ky subjekt mund të ndikoj si në marjen e provave dhe njëkohësisht ndikimin në sistemit të drejtësisë.



Më të lexuarat