Prapaskena

Reagon lulzim Basha: Jemi të vendosur kundër korrupsionit, të mos bëhemi strehë e gabimeve të së shkuarës

Publikuar: 19/01/2022

Me një mesazh kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar ditën e sotme se ai është i vendosur kundër korrupsionit duke mos lejuar që PD të bëhet strehë e gabimeve të së shkuarës.

Kreu i PD-së ka publikuar sërish një video me momente nga takimi me demokratë të degës 7 në Tiranë. Basha thekson se PD nuk është strehë e së kaluarës, por ajo ka zgjedhur tashmë të ardhmen.

“Demokratët e Degës nr. 7 në Tiranë kanë zgjedhur të ardhmen, pa mohuar në asnjë çast të mirat që kemi bërë për shqiptarët, por pa u bërë strehë e gabimeve dhe të metave të së kaluarës. Ne kemi një qëndrim të vendosur kundër korrupsionit, si armik i mirëqenies së shqiptarëve, dhe një vizion të qartë për t’i dhënë fund tranzicionit, duke u bashkuar nëpërmjet vlerave me të gjithë ata që duan të kontribuojnë me zemër për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan kreu i PD.

Rikujtojmë se Lulzim Basha është tashmë prej kohësh në një luftë politike me paraardhësin e tij, Sali Berisha, që kur ky i fundit u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së. Berisha ka vendosur të sfidojë Lulzim Bashën prë kreun e PD-së, duke e shkakruar në Kuvendin Kombëtar të thirrur në datë 11 dhjetor, si dhe në Referendumin e 18 dhjetorit. Përplasja mes tyre kulmoi në datë 8 janar, ku mbështetësit e Berishës tentuan të futen në Selinë blu për të nxjerrë nga aty Bashën, por nuk ia dolën dot sepse ishin marrë masat për ‘blindimin’ e Selisë.



Më të lexuarat