Prapaskena

Po filmonte shembjen e banesave te ‘5 Maji’, shoqërohet me forcë kameramani

Publikuar: 19/01/2022

Situata te ‘5 Maji’ në Tiranë ka qenë e tensionuar që në orët e para të mëngjesit, kur forcat e policisë shkuan atje për të nxjerrë jashtë banesave të tyre banorët, shtëpitë e të cilëve do të shemben për ti hapur rrugë procesit të rindërtimit.

Përveç disa banorëve, të cilët nuk i janë bindur policisë për të lënë banesat e tyre, nga uniformat blu është kapur me forcë dhe futur në furgonin e policisë edhe kameramani i ‘Fax News’, i cili ishte duke filmuar në zonë. Shoqërimi i tij është bërë edhe pse kameramani mbante mjetet e tij identifikuese, por sipas policisë prezenca e tyre nuk lejohej aty.

Prej mëngjesit të sotëm, banorët e kësaj lagjeje kanë dalë në protestë për të mbrojtur banesat e tyre, ndërsa në zonë janë regjistruar edhe përplasje fizike mes tyre dhe forcave të policisë



Më të lexuarat