Kapllanaj ironizon Berishën: Plak i padëshiruar,telefonon 10 njerëz për antimitingje

Pa Kategori

Publikuar: 19/01/2022

Kapllanaj ironizon Berishën: Plak i padëshiruar,telefonon 10 njerëz për antimitingje

FIER – Kryetari i Partisë Demokratike të Fierit, Agron Kapllanaj ka publikuar një video në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’, me anë të së cilës ka ironizuar ish-Kryeministrin Sali Berisha, ndërsa e shoqëron me mbishkrimin: Një plak i padëshëruar, merr ne telefon 10 njerëz për antimitingje. Ai do mbahet mend si një nongrata për korrupsion.

Kapllanaj shkruan më tej se Berisha e ka të kotë gjithë përpjekjen, pasi ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një nongrata për korrupsion.

Postimi i plotë i Agron Kapllanajt:

“Plaku i padëshëruar non-grata, me një grusht të vogël njerëzish, po bëhet gazi i botës duke bërë gjithçka që të vendosë disa njerëz të gënjyer përballë demokratëve që kanë vendosur të shohin nga e ardhmja jo nga e shkuara. Por më kot e ka Sali Berisha që merr në telefon 10 njerëz e i detyron të bëjnë antimitingjet si në kohën e Ramiz Alisë. Por ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një nongrata për korrupsion.”, shruan në reagimin e tij përbri videos së postuar kreu i PD Fier, Agron Kapllanaj.