Ilir Meta për Kryemadhin: Bashkëshorte e mirë, por bëri akt të turpshëm me mandatet

Pa Kategori

Publikuar: 19/01/2022

Ilir Meta për Kryemadhin: Bashkëshorte e mirë, por bëri akt të turpshëm me mandatet

Presidenti Ilir Meta mbajti qëndrim të ashpër ndaj bashkëshortes së tij dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Në emisionin “Opinion”, ku sot dha intervistë nga Presidenca, kreu i shtetit e konsideroi Kryemadhin si bashkëshorte dhe nënë të devotshme, por për sa i përket djegies së mandateve të opozitës në vitin 2019, ai e konsideroi si akt të turpshëm politik të Monika Kryemadhit.

“Monika është bashkëshorte e mirë, nënë e devotshme. Për çështjen politike, ata bënë një nga aktet më të turpshme që dogjën mandatet. Tani kemi Kushtetutën, të shohim”, tha Ilir Meta në emisionin “Opinion”.