Prapaskena

“Çunave të Ndraghetës” nuk u rri menderja në një vend, shpërdorojnë 1 miliardë në tenderin e dyshimtë

Publikuar: 19/01/2022

E kush mund të jenë “Çunat e Ndraghetës” veçse Erion Veliaj dhe Arbian Mazniku? Të dy drejtuesit e Bashkisë Tiranë janë përmendur shpesh në lidhje me organizatën mafioze “NDRANGHETA” për shkak të ECO TIRANA. Kjo e fundit është një shoqëri aksionare e themeluar në vitin 2016, e cila ofron shërbimin e higjenës urbane dhe grumbullimin e diferencuar të mbeturinave, ku 51% të aksioneve i zotëron Bashkia Tiranë. Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Mazniku, është gjithashtu edhe administrator në këtë shoqëri.

ECO TIRANA është përmendur shpesh në media për dyshime se një pjesë e zotëruesëve të kësaj shoqërie kanë lidhje me eksponentë të mafias italiane “NDRANGHETA”. Përtej kësaj, rezulton se kjo shoqëri ka organizuar një tender tepër të dyshimtë për blerje kazanësh mbeturinash. Bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-13336-11-26-2021 dhe me objekt “Blerje Sistem i mbledhjes së mbeturinave, teknologjia e re, i përbërë nga kazanë mbitokë dhe nëntokë dhe mjete të specializuara”.

Por nëse studion dokumentacionin e tenderit të cilin JOQ Albania e disponon, rezulton se tenderi ka jo një, por disa elementë të dyshimtë dhe të denjë për në SPAK. Kështu shikohet se në garë kanë marrë pjesë 4 kompani. Dyshimi i parë qëndron në faktin se njëra nga kompanitë, përkatësisht PASTRIME SILVIO ka marrë pjesë në garë por ka ofruar zero lekë. Një mendje e shëndoshë dhe e pa zënë ndryshk, normalisht do të pyeste veten se si ka mundësi që një kompani e cila është “shqepur” në tendera të fituara nga Bashkia Tiranë, të hyjë në garë por mos ofrojë asgjë? Përgjigjia del vetvetiu: me sa duket në këtë tender ishte nevoja që të merrte pjesë dikush sa për numër për të krijuar idenë se kemi të bëjmë më konkurrencë të vërtetë.

Dyshimi i dytë mbështetet në faktin se nuk ka fituar kompania që ka bërë ofertën më të ulët. Kjo pasi fituese është shpallur firma NORD ENGINEERING SRL e cila rezulton të ketë ofruar disa miliona lekë më shumë sesa një tjetër kompani pjesëmarrëse. Por gjithsesi dyshimi më kryesor se kemi të bëjmë me diçka që nuk shkon është fakti se vlera e kompanisë fituese rezulton të jetë sa 99.44% e fondit limit të tenderit. A duhen më të dhëna të tjera që SPAK të veprojë?



Më të lexuarat